Një grua e bllokuar prej 4 orësh u shpëtua pak minuta më parë nga Njësia e Helikopterëve të Shëndetësisë dhe është transportuar drejt QSUT në Tiranë. Gruaja ishte bllokuar nga rrjedha e lumit në Mesarak të Armenit në Vlorë.
Ekipi i mjekëve të Njësisë së Helikopterëve i dhanë ndihmën e parë duke e shpëtuar.
Për shak të përmbytjeve në gatishmëri janë edhe autoambulancat, të cilët transportuan drejt spitalit të Vlorës disa banorë të evakuuar nga zonat e përmbytura në qarkun e Vlorës.
(B.H/Faxweb)