Eno Popin jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë në emisionin “Wake up”çdo mëngjes në Top Channel.
Burime të sigurta për “Blitz.al” bënë me dije se Eno Popi nuk do të ishte moderator i “Wake up” por do të drejtonte emisionin “Kutia e Fundit”, pasi Top Channel ka blerë patentën e këtij “game show”.
Ky lajm bëri xhiro në të gjithë portalet ditën e sotme.
Mirëpo pak minuta më parë Eno Popi ka reaguar për revistën ‘Anabel’, i cili ka përgënjeshtruar këtë lajm dhe ka mohuar kategorikisht mundësinë që ai të iki nga prezantimi i emisionit të mëngjesit.
(E.V/faxweb.al)