Në prangat e policisë angleze ka rënë daja i Dukeshës së Kembrixhit, Kate Middleton. Gary Goldsmith një binznesmen i njohur dhe i suksesshëm është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, Julie-Ann Goldsmith, 47 vjeç.
‘The Sun’ shkruan se ajo u gjet e lënduar jashtë shtëpisë së saj në Londër. Gjithë dhunën e ushtruar ndaj saj e ka parë një taksist i cili deklaroi se biznesmeni e goditi në fytyrë me grushta gruan e tij, pasi kjo e fundit e kishte akuzuar se ai kishte përdorur kokainë.
Mësohet se 47-vjeçarja ka marrë lëndime në sy, ndërsa u transportua me ambulancë për në spital.
(J.V/Shuplaka)