Bayerni nuk e ka nisur sezonin e ri në mënyrën e duhur dhe pas barazimit 2-2 me Herthën e Berlinit nisën dhe problemet e para. Renato Sanchez doli hapur kundër klubit duke kërkuar largimin, Kimmich i kërkoi llogari trajnerit Niko Kovac për zëvendësimet e vona, ndërsa tani është David Alaba që i habit të gjithë me deklaratën e tij.
Ai e pranon se kërkon një sfidë të re dhe është gati për t’u larguar nga kampionët e Gjermanisë. Austriaku kërkohet nga shumë klube në Europë, ndërsa Bayern Munchen mund të humbasë një nga senatorët e skuadrës.
“Fokusi im është Bayerni. Nuk e di se çfarë do të ndodhë sezonin e ri, pasi unë jam një futbollist që po kërkoj një sfidë të re. Nëse kjo do të ndodhë me Bayernin, apo në ndonjë vend tjetër, nuk mund ta them”.