I zëvendësuar nga Jose Mourinho në minutën e 64, teksa vendin e tij e mori Lamela, Delle Alli ka shpërthyer në pankinë, ndërsa ka hequr këpucët me taka dhe i ka përplasur fort në tokë.
Më pas ka nisur edhe të qajë nga inati i zëvendësimit… Tottenham humbi mbrëmjen e djeshme ndaj Leipzig 0-1 në Londër, duke e komplikuar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
https://www.youtube.com/watch?v=IK3PFjBZUqs
Pas ndeshjes së humbur, nuk mungoi as komenti i Mourihnos:
“Djemtë bënë gjithçka. Lamela, e dini se sa seanca stërvitore kishte bërë me ekipin? Zero. Menjëherë nga riaftësimi në Champions League.
Kjo është një situatë si të luftosh me pistoletë pa plumba. Kishim fat në disa momente, por një portier i madh bëri dy pritje të mrekullueshme.
Nuk jam i shqetësuar, kemi shanse të shkojmë aty e t’i mundim. Ajo që më shqetëson është se këta janë lojtarët tanë për ndeshjet e radhës.
Moura ishte i vdekur, Bergëijn ishte i vdekur, Lo Celso ishte i vdekur.
Jemi në telashe. Po të ishte vetëm kjo ndeshje do të thosha s’ka problem, por kemi FA Cup dhe Premier League.”