Paraqitjet e mira të Marash Kumbullës nuk kanë tërhequr vetëm vëmendjen e ekipeve italiane, por kanë shkuar dhe më tej. Borussia Dortmund është ekipi i radhës që është futur në garë për djaloshin nga Malësia e Madhe.
Në ndeshjen kundër Juventusit, aty ku shqiptari shkëlqeu, skautë nga Gjermania ishin të pranishëm në stadium për të parë shtatlartin. Ky i fundit zhvilloi një ndeshje fantastike, pasi fitoi penallti, mbrojti mjaft mirë dhe goli i tij u anulua nga VAR.
Dortmundit i pëlqen shumë operacioni për Kumbullën, pasi nuk ka ndonjë vlerë të frikshme, pa harruar faktin se Verona do ta shesë. Klubi italian është gati të ulet në bisedime për ta shitur djaloshin shqiptar.