Policia në jug të Spanjës ka sekuestruar afro 9 ton kokainë e cila ishte ngarkuar në një kontenier që transportonte banane nga Kolumbia. Kjo është ngarkesa më e madhe e drogës që hyn në Evropë e sekuestruar ndonjëherë nga autoritetet.
Ministri i Brendshëm Spanjoll, Juan Ingazio Zoido, ka njoftuar kapjen e kësaj sasie droge në Gjirin e Gjibraltarit, në portin e Algrecias, pas operacionit ndërkombëtar ku u përfshinë Europol dhe qeverina Kolumbiane.
Saktësisht, 8.74 ton kokainë, u gjet e fshehur mes 1080 kutive të babaneve në një anije. Ministri i Brendshëm Spanjoll shton se kjo është ngarkesa më e madhe e sekuestruar ndonjëherë në mbarë Evropën.