Lajmi bombastik në këtë verë të nxehtë merkatoje vjen nga Spanja, saktësisht i raportuar nga media spanjolle “Sport”.
Neymar mund të rikthehet të luajë në La Liga, por ndryshe nga spekulimet e deritanishme, jo më te Barcelona, por te rivalët e katalanasve, Real Madrid.
Në fakt, mësohet se drejtuesit e Los Blancos po negociojnë seriozisht transferimin e futbollistit brazilian. Tratativat po ecin përpara dhe ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare. Oferta e paraqitur te Paris Saint-Germain mësohet të jetë joshëse.
Plot 120 milionë euro, plus kartonin e kroatit Luka Modric, të vlerësuar 60 milionë euro. Në shtëpinë e madrilenëve ndjehet optimizëm për një fund të suksesshëm të tratativës.
Propozimi i Los Blancos është i orëve të fundit, në një kohë që PSG po tentonte shitjen e sulmuesit te Juventus dhe Manchester United.