Zinedine Zidane nga sot nuk do të jetë më trajner i Realit të Madridit.
Ai e ka paralajmëruar këtë në konferencën për shtyp që ka nisur pak minuta më parë.
Pavarësisht fitimit të Ligës së Kampionëve, punët e tij me Perez duket se nuk kanë shkuar mirë.
Në konferencë Zidane u shpreh se ishte nevoja për ndryshim, jo vetëm nga ana e tij, po edhe për lojtarët e ekipit.
‘’Vendimi është i qartë, për të tjerët ndoshta s’ka kuptim por për mua po. Është koha për ndryshim, dhe për lojtarët. Pas 3 vitesh, është vendimi i duhur. I kuptoj, dhe ajo që mund të them është se jo vetëm si trajner por edhe si lojtar kam një lidhje të veçantë me këtë ekip.
Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen. Kanë nevojë lojtarët, që kur ti ke momente të komplikuara ti shkëputesh. I falenderoj të gjithë, lojtarët kanë qenë të shkëlqyer.
Fizioterapeutët, doktorët, çdo njeri pranë këtij klubi. Është një klub ku cilësia është shumë e lartë. Çdo njeri ka dhënë 100% e tij. Falenderoj gjithë botën që ishte me mua gjatë kësaj kohe. Ishte vendim i vështirë.
Nuk i harroj momentet e vështira, as ato të bukura. Por ka patur momente të vështira. Përfunduam me momente të shkëlqyera.
Falenderoj lojtarët pasi janë ata që luftojnë në fund të fundit. Historia është e madhe dhe megjithëse kërkojmë më shumë e më shumë. Por unë s’kam çfarë t’ju kërkoj më lojtarëve të mi. Është koha për ndryshim kursi.
Ata e dinë, s’kam folur me lojtarët vec e vec por ata e dinë vendimin tim. Do flas me kapitenin, me Sergio Ramos.
Nga sot e tutje fillon nje epokë tjetër, nuk mendoj për këtë gjë. Mendoj se pas 3 vitesh është vendimi më i mirë. Nuk e shikoj qartë se çfarë duhet të bëjmë. Nuk dua të vazhdoj dhe të bëj budallallëqë. Nuk dua të vazhdoj, kam treguar që kam qenë i vlefshëm. Për atë që vjen s’dua të flas më shumë unë.
Nuk do trajnoj asnjë ekip tjetër tani. Nuk po kërkoj ekip tjetër. Mesazhi është tek ndeshjet. Unë do flas me Sergion, t’i komunikoj vendimin. Kam respekt për të por s’po kërkoj ekip për të drejtuar.
Nuk ka ndryshuar asgjë. Është shkëputje natyrale. Kur e them këtë në mes të shkurtit, nuk e mendoj. Sepse unë nuk e dija çfarë do ndodhte. Kam thënë që do luftoj çdo ditë dhe kam luftuar. Pas 3 vitesh është momenti.
Është e thjeshtë që kjo etapë të përfundojë. Unë po largohem për të mirën e këtij klubi. Fituam kampionatin, fituam kupën. Është e vështirë dhe për mua, por largimi nga ky klub është më e mira për këtë sezon. I kam dhënë zemrën time Realit”, u shpreh Zidane./FAXWEB.AL