Futbollisti me origjinë shqiptare Valon Behrami nuk do të jetë më pjesë e kombëtares zvicerane së bashku me disa lojtarë të tjerë.
Kështu në nga kombëtarja zvicerane janë përjashtuar futbollisti me origjinë shqiptare Valon Behrami, Litshtajner i cili u bë protagonistë në Botëror me simbolin e shqiponjës pas golit të Shqirit ndaj Serbisë si dhe Johan Zhorzhu dhe Gelson Fernandes. Lajmi është konfirmuar nga “RSI TVI”
Mbase vendimi i Petkoviç për Litshtjaner dhe Behramin mund të mbajë në vetvete një arsye politike dhe ‘revolucioni’ në skuadër mund të jetë thjeshtë një pretekst.
Mediat zvicerane shkruanjë se Behrami mori një telefonatë nga trajneri Vladimir Petkoviç të hënën. “Isha i befasuar. Mendova se ishte një telefonatë mirësjellje. Në një bisedë 30 sekonda, Pektoviç i thotë atij se ai nuk do ta presë më. “Jam shumë i zhgënjyer,” vazhdon Behrami. “Do të kisha dashur që Petkoviç të më shikonte në sy”.
Behrami lë të kuptojë se gjesti i ‘Shqiponjës’ me Xhakën dhe Shaqirin mund të ketë qenë arsyeja.
Lajmin për largimin nga kombëtarja e ka dhënë edhe vetë futbollisti përmes rrjeteve sociale ku ka shkruar se karriera e tij ndërkombëtare është një kapitull I mbyllur.
“Karriera e ime ndërkombëtare ka përfundur. Kapitull I mbyllur”, ka shkruar ai në Twitter.
(B.H/Fasxweb)