Është publikuar foto e dy vëllezërve të cilët morën peng dhe dhunuan biznesmenin e ndërtimit me pretendimin se u kishte lekë borxh.
Në pranga përfundoi Alban Bejo ndërsa u shpall në kërkim Fatmir Bejo.
Mësohet se shkak për pengmarrjen është bërë një borxh prej 20 mijë eurosh që vëllezërit Bejo pretendojnë se ua kishte biznesmeni Gjergji Fela.
Pasi e kanë marrë me forcë dhe e kanë futur në një parking në zonën e Kombinatit, dy vëllezërit e kanë nxjerrë 47-vjeçarin në periferi të Tiranës ku e kanë qëlluar me grushte dhe e kanë dhunuar.