Gjigantët e Premier League të Chelsea kanë thënë se po kërkojnë që të ndërtojnë një dhomë private në “Stamford Bridge”, në dispozicion të teknikut italian, Maurizio Sarri, pasi ky i fundit pi shumë duhan në ditë.
Thuhet se ish-trajneri i Napolit pi deri në katër ose pesë paketa duhan në ditë dhe është një duhanpirës i thekur. Ndërkohë, më parë është parë që të pijë duhan edhe në stolin e Napolit, apo në fushën e stërvitjes edhe kur ka qenë në drejtimin e Empolit.
Sipas asaj që shkruan “Daily Mirror” londinezët po bëjnë të pamundurën për të ndërtuar një dhomë të tillë, pasi në ambientet e tjera pirja e duhanit është totalisht e ndaluar.
Megjithatë, Sarri do të pijë duhan para dhe pas ndeshjes, por do e ketë vështirë kur Chelsea do të luajë ndeshjet në transfertë.
Discussion about this post