Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e djeshme 31-vjeçaren Ina Sulejmani, e dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vite e 4 muaj për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu në prangat e policisë ka përfunduar dhe një 32-vjeçar i cili për motive pronësie ka goditur me thikë vëllain e tij shtetasin D. I., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar dhe shtetasit: B.T., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekestrua një dorezë metalike, si dhe shtetasin A. M., 34 vjeç, i cili mbrëmjen e djeshme shkaktoi një aksident ku u plagosën 2 persona.
Njoftimi i plotë i policisë: Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases Ina Sulejmani., 31 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, ku ka për të vuajtur edhe 3 vite e 27 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. T., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekestrua një dorezë metalike.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. I., 32 vjeç, pasi për motive pronësie ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij shtetasin D. I., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 34 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme duke drejtuar mjetin tip “Renault” është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin P. Zh dhe pasagjere shtetasen V. Zh. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit P. Zh dhe V. Zh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.