Ndërkohë që qeveria shqiptare bën thirrje për investime të huaja dhe kryeministri herë pas here flet për “klimë të përmirësuar’ për të bërë biznes në Shqipëri, fytyra e vërtetë e qeverisë, por jo vetëm kësaj qeverie, është ky fermer nga fieri.
Altin Brakaj është një fermer nga Ferrasi i Fierit, të cilit përmbytjet e fundit i kanë shkatërruar investimin e 23 viteve punë në Greqi. Ai kishte blerë një serë moderne ku kishte punësuar dhe 4 vetë dhe dukej se se investimi i tij ia vlente. Por papërgjegjshmëria e kësaj organizate që ne quajmë shtet, por ka vetëm karakteristikat si e tillë, ka bërë që brenda pak orëve gjithçka e fermerit punëtorë të shkojë në erë.
Siç tregon ai për kamerën e “Fax News”, dëmi i shkaktuar nga përmbytjet është rreth 100 mijë euro dhe kjo sepse jo natyra, por shteti, kurrë nuk kishte vënë dorë të pastronte kanalet kulluese, përveç se në kohë fushate ku vetëm sa ishin dukur eskavatorët.
“Erdhën pastruan nja 200 metër, ishte kohë zgjedhjesh dhe më pas kurrë nuk u dukën”, thotë ai, ndërsa tregon dëmet kolosale.
“Dëmi është kolosal, diku tek 100 mijë euro, edhe kanalet këtu janë pa pastruar. Vetëm shteti mund të më ndihmojë nëse nuk bën diçka të tillë nuk më ngelet gjë tjetër, vetëm t ëi ki nga Shqipëria.
Kaldajat, elektromotorët, serat, fidanët, fidani 8 mijë, vetëm një fidan, E kasha të tërën me luleshtrydhe. Luleshtrydhet janë të gjitha të dëmtuara, kompjuteri I serës jashtë punës, këtu kanalet janë të papastruar. Unë kam qenë në emigrim dhe pasi erdha e bëra këtë, por nuk ia vlen në Shqipëri, kam gabuar që investova në Shqipëri.
Në këtë bizneës ishin punësuar 4 persona, nëse do më japë ndihmë shteti, pop or nëse nuk e bën do t ëiki, me gjithë familje dhe nuk do kthehem kurrë në Shqipëri”, shprehet ai.
Fermeri nga Ferrasi, ndër zonat më të dëmtuara nga përmbytjet, thotë se biznesi nuk është i siguruar pasi edhe pse ka vajtur për ta siguruar, thotë se për shka se është konsideruar se ndodhet në një zonë me rrezikshmëri të lartë, nuk kanë pranuar.
“Biznesin nuk është i siguruar, edhe pse kam vajtur nuk ma kanë siguruar pasi më thanë që është rrezuku I lartë.
Kam emigruar në Greqi 23 vjet, ta shikosh ishte për tu vjelë ishte në pjekje, shteti ta shikojë. Nuk dua vlerë monetare, të më rregullojë këto që më janë prishur. Në 2015-n u shkatërrova, edhe tani u shkatërrova. Nuk mundem më, në të kundërt nëse nuk më ndihmon shteti do largohem. Asgjë nuk kam marrë nga shteti edhe pse është me kontratë me shtetin për të marrë naftën pa aktcizë, e kam marrë me çmimin e tregut.
Kanalet kullues enuk janë pastruar, asnjëra qeveri nuk ka pastruar këtu asgjë. Filluan pak në 2013-n kur kanë qenë zgjedhjet më pas u zhdukën eskavatorët. 200 metra kanal kullues janë pastruar atëherë dhe asgjë. Nëse kanali do të ishte pastruar dëmi do të ishte më i paktë”, thotë ai. (B.H/Faxweb)