Një 80 vjeçare është gjetur e vdekur në Urën e Gjormit në Vlorë, këtë mëngjes dhe sipas policisë ngjarja ka qenë akdientale.
Emri i saj është Selvi Zenelaj nga Gjormi i Vlorës, dhe është djegur ndërsa kishte ndezur një vatër zjarri për tu ngrohur.
Nga grupi hetimor thuhet se nga kjo vatër zjarri për tu ngrohur kanë marrë flakë rrobat dhe më pas gjithë vendi ku jetonte.
Ngjarja ka qenë aksidentale pasi 80 vjeçarja ka pasur probleme me shikimin të cilat nuk e kanë lejuar të dalë nga banesa duke gjetur edhe vdekjen.