Aktori i njohur i telenovelave Ferdinando Valencia po përjeton ngjarjen më të dhimbshme të jetës së tij. I biri, Dante, është ndarë nga jeta 12 javë pas lindjes. Valencia dhe partnerja e tij, Brenda Kellerman, u bënë prindër të dy vogëlushëve Dante dhe Tadeo më 24 prill të këtij viti.
Tadeo gëzon shëndet të plotë, ndërsa Dante u diagnostikua me meningjit që në ditët e para të jetës dhe e ka kaluar gjithë kohën në spital
Lajmin e hidhur, aktori e ka ndarë me ndjekësit në një postim në Instagram.
“Teksa ti ikën të siguroj që do të më mungosh. Lamtumirë Dante! Lamtumirë dashuria ime”, -ka shkruar Valencia përkrah një fotoje ku shfaqet me të birin.
Ky njoftim është shoqëruar me mesazhe të shumta ngushëllimi nga fansat, por edhe nga aktorë të tjerë të famshëm si: Ëilliam Levy, Marlene Favela, Ingrid Martz, Sabine Moussier etj.