07:19 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E dhunoi bashkëshortja, këngëtari Sajmir Çili kërkon urdhër mbrojtjeje

07:57 | 14/12/2016
në Aktualitet, ShowBiz, Te Gjitha
0
E dhunoi bashkëshortja, këngëtari Sajmir Çili kërkon urdhër mbrojtjeje

Një histori dhune ka ndodhur në shtëpinë e një njeriu të artit, siç është Sajmir Çili. Mësohet se kantautori Saimir Çili së bashku me bashkëshorten e tij, Suela Kalaja, i janë drejtuar organeve kompetente me kallëzime penale ndaj njëri-tjetrit.

Burime të policisë, sipas “GSH”, kanë shkuar në shtëpinë e dy artistëve menjëherë pas një telefonate, ku i kanë gjetur duke u konfliktuar me njëri-tjetrin. Në një moment gjaknxehtësie, këngëtarja ka goditur me shuplakë Sajmir Çilin, i cili menjëherë pas kësaj ka kërkuar urdhër mbrojtje.

Mësohet se Prokuroria e Tiranës mbi bazën e kallëzimit të kantautorit, ka vendosur të ngrejë akuzë zyrtare për “dhunë në familje” ndaj këngëtares, e cila prej korrikut 2016 është duke u përballur me drejtësinë, por ende nuk ka një vendim ndaj saj.

Nga ana tjetër, edhe këngëtarja ka kërkuar urdhër mbrojtje për veten dhe vajzën. Gjykata e Tiranës, e cila ka marrë në shqyrtim çështjen, e ka pushuar atë pasi kantautori deklaroi para gjykatës se nuk do të kryejë akte dhune ndaj gruas dhe vajzës dhe do të jetojë në studion e tij deri në përfundim të procesit të divorcit.

“Në seancë gjyqësore, gjykata konfirmoi faktin se fillimisht marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe korrekte, të ndërtuara mbi bazën e dashurisë dhe respektit reciprok. Me kalimin e kohës midis palëve kanë lindur mosmarrëveshjet si pasojë e koncepteve të ndryshme që kanë për jetën dhe duke mos pasur më komunikim dhe mirëkuptim, bashkëjetesa midis tyre është bërë e pamundur. Aktualisht paditësja Suela Kalaja dhe vajza e mitur Isea Çili jetojnë në një banesë me qira. Gjatë gjykimit, rezultoi se palët pavarësisht nga përpjekjet që kanë bërë për të normalizuar martesën, nuk kanë mundur të gjejnë mirëkuptimin dhe bashkëjetesa midis palëve nuk mund të kthehej në normalitetin e saj”, citohet në kërkesën për divorc.

Etiketa: dhunimSaimir Çili
Pas

Akuza greke për Balilin, gjashtë ngarkesat me drogë që trafikoi grupi i tij

Para

‘’Dua të shoh nga mbrapa’’, gazetarja shqiptare padit bosin e ‘’FOX NEWS’’

Para
‘’Dua të shoh nga mbrapa’’, gazetarja shqiptare padit bosin e ‘’FOX NEWS’’

‘’Dua të shoh nga mbrapa’’, gazetarja shqiptare padit bosin e ‘’FOX NEWS’’

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shqipëria po plaket,grupmosha mbi 60 vjeç zë një të tretën e popullsisë më 2024

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.