01:10 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E dhunoi e tentoi ta mbyste me duar, shqiptari mbështjell bashkëshorten me tapet, mendoi se e kishte vrarë! Si u zbulua që 42-vjeçarja ishte gjallë

13:04 | 14/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
E dhunoi e tentoi ta mbyste me duar, shqiptari mbështjell bashkëshorten me tapet, mendoi se e kishte vrarë! Si u zbulua që 42-vjeçarja ishte gjallë

Ai e dhunoi gruan e tij, i vuri duart rreth qafës, e hodhi përtokë dhe e goditi përsëri me shqelma e grushte.

Gruaja humbi ndjenjat dhe ai, duke besuar se kishte vdekur, e mbështolli me qilim dhe e tërhoqi zvarrë në ballkonin e shtëpisë. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e çiftit në Megliadino San Fidenzio (Padova). Kur mbërriti djali 22-vjeçar i çiftit, i ati i tha se gruaja kishte vdekur dhe se edhe donte të hidhej nga tarraca për t’i dhënë fund jetës së tij.

Ndërkohë, fqinjët kishin telefonuar ambulancën dhe policinë.

Por, gruaja kishte mbijetuar dhe u dërgua në spital në Schiavonia, ndërsa i shoqi, një 55-vjeçar shqiptar, u arrestua me akuzën e tentativës së vrasjes.

Dhuna e ushtruar për vite me radhë

Gruaja raportohet se ishte dhunuar dhe kërcënuar për vite me radhë nga bashkëshorti i saj. Ditën e sulmit të fundit në shtëpinë e çiftit, pasi ambulanca kishte shkuar në banesë dhe kishte zbuluar se ajo ishte gjallë, shqiptari ishte përpjekur ta sulmonte përsëri, duke bërtitur se ajo ia kishte shkatërruar jetën dhe ishte policia që e ndaloi. Hetuesit zbuluan se gruaja ishte dhunuar dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj për shumë vitesh.

Gushtin e kaluar, ajo përfundoi në spital me disa lëndime dhe hetuesit zbuluan se burri e poshtëronte vazhdimisht, duke përdorur dhunë dhe kërcënime. Sulmi i fundit dyshohet se ndodhi për shkak të refuzimit të saj për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Trajtohej nga burri i saj si pronë

Burri e kishte detyruar gruan e tij të ndërpriste të gjitha marrëdhëniet shoqërore: asaj i ndalohej të takonte miq dhe të njohur. Ndërsa fqinjët thonë se nga shtëpia e çiftit dëgjonin shpesh të bërtitura dhe grindje.

Ata që e njohin thonë se burri e trajtonte gruan si “pronën e tij” dhe se ia mori të gjithë pavarësinë financiare duke menaxhuar të gjitha të ardhurat e familjes. Ai gjithashtu e kishte penguar bashkëshorten të blinte një pjesë të sallonit të bukurisë ku ajo punonte.

Dhunë në sy të të birit

Sipas dëshmisë së djalit për policinë, dhuna e ushtruar ndaj nënës ndodhte para syve të tij. 42-vjeçarja raportohet se ka pasur mavijosje dhe hematoma në të gjithë trupin, me lëndime veçanërisht të rënda në qafë, ku burri e kapi me dhunë dhe u përpoq ta mbyste.

Pas

Rrëmbim dhe kanosje në Astir/ Arrestohet 29-vjeçari që mori me forcë të renë, u kap me kokainë në makinë

Para

Kontrolli i banesës nga SPAK/ Gjykata e Lartë pranon rekursin e vëllait të Erion Veliajt dhe kthen çështjen në Apelin e Posaçëm

Para
Kontrolli i banesës nga SPAK/ Gjykata e Lartë pranon rekursin e vëllait të Erion Veliajt dhe kthen çështjen në Apelin e Posaçëm

Kontrolli i banesës nga SPAK/ Gjykata e Lartë pranon rekursin e vëllait të Erion Veliajt dhe kthen çështjen në Apelin e Posaçëm

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.