Një i moshuar i është drejtuar Komisariatit të Policisë në Durrës për të kallezuar ish-nusen e tij, për dhunë.
Sipas policisë është plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin E.M, vjeç 76, banues në Durrës.
Sipas tyre, dyshohet se ish nusja e djalit, shtetasja A.A, vjeç 37, banuese në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. (J.V/Shuplaka)