Kryeministri Edi Rama prej ditësh ka zgjedhur të jetë një nga mbështetësit më të mëdhenj të punës së Ministres Nikolla në krye të arsimit. Edhe pse është një nga më të kritikuarat e qeverisë së tij, Rama as që ka ndërmend të reflektojë ndaj kritikave.
Ditën e sotme, edhe pse e diel, kryeministri Rama ka zgjedhur të publikojë një video me ndryshimet që sipas tij ka pësuar arsimi në këto tre vite të qeverisjes së vendit nga ana e tij.
Ai e vë theksin te ndryshimi i kurrikulave, heqja e mësuesve jashtë profilit, në këtë mënyrë krijimi edhe i vëndeve të reja të punës.
Rama e përdor shpesh si taktikë krahasimin me shifrat e dala nga qeveria, mes situatës sesi ka qenë vendi dhe sesi është nën drejtimin e socialistëve.