Blendi Fevziu ka mbushur pothuajse dy dekada në ekran dhe rrjedhimisht është kthyer në një nga personazhet më të ndjekura në vend. Por mes të tjerash ai na ka treguar edhe profesionin që do të bënte në rast se nuk do të ishte gazetar.
Në tematikën e mbrëmjes kushtuar kuzhinës shqiptare, Fevziu ka treguar se ka pasur ëndërr të jetë mullixhi dhe se frymëzimi i vinte nga një poezi e shkrimtarit Ismail Kadare.
“Kam pasur ëndërr të jem mullixhi. Nisesha dhe nga një poezi e Ismail Kadaresë.”- është shprehur moderatori, që na ka befasuar me këtë dëshirë të tijën rinore që për hir të së vërtetës nuk haset rëndom tek fëmijët.
Kuzhinieri i ftuar në emision ka thënë mes të tjerash se është komshi i kryeministrit në Surrel. Fevziu me humor i ka thënë se duhet të ftojë ndonjë ditë kryeministrin për të gatuar makarona, duke na treguar kështu dhe një aspekt tjetër të Ramës që nuk e kemi ditur, pasionin dhe aftësinë e tij për gatim.
(E.K/FAXWEB)