Një studim i ri francez ka zbuluar se dashuria zgjat pesë vjet pas martese,
Sipas Institutit të Statistikave dhe të Studimeve Ekonomike franceze, që ka analizuar rastet e divorceve në vitin 2014, nuk është e thënë që dashuria gjatë martesës të zgjasë vetëm pesë vjet, por në vitin e pestë krizat janë më të forta dhe aty duket se sa fort është lidhur një çift me njëri-tjetrin.
Por edhe për kalimin e krizave në çift ekzistojnë zgjidhje.
Dikush ka thënë se puthja është hapësira boshe midis fjalëve “të dua”, dhe ka pasur plotësisht të drejtë. Nëse dini të rigjeni intimitetin dhe kënaqësinë fizike me partnerin tuaj, duhet të putheni sa më shumë dhe sa më shpesh. Ato do t’ju ndihmojnë për t’u ndier të përfshirë nga pasioni dhe do bëjnë të mundur që t’ju rritet dëshira për të qëndruar pranë partnerit tuaj.
Ndodh që ndonjëherë në një çift të mungojë bashkëpunimi dhe entuziazmi, prandaj flisni për ato që keni kaluar së bashku, si momentet më të bukura ashtu edhe vështirësitë që keni përballuar të dy. Një gjë e tillë do t’ju bëjë që të rifitoni atë që ju duket se e keni humbur.
(F.M/Faxweb)