Katër zyrtarë të policisë janë pezulluar për një afat 30 ditor pasi dyshohet se kanë pasur informacione për ndërtimin e pallatit pa leje në zonën e Farkës, në pronësi të biznesmenit Lul Morina.
Janë pezulluar, Bujar Mehmeti-Shef i komisariatit nr.1, Nazmi Kareci-polic që mbikëqyr zonën, Alban Rama-inspektor i krimeve dhe Flamur Sula-shef i postës në Farkë.
Sekuestrimi i pallatit në zonën e Farkës u bë në 8 shtator të këtij viti, kur qeveria njoftoi nismën për ndërtimet pa leje.
Discussion about this post