Këngëtarja Miley Cyrus po promovon klipin e saj më të fundit të titulluar “Malibu”. Ajo u shfaq të për herë të parë live gjatë fundjavës së kaluar, në koncertin Wango Tango në Los Anxhelos, ku u takua me miken e saj Katy Perry.
Kjo e fundit ndau një video të dy prej tyre në Instagram-Story-n e saj, ku tregon se sa mikesha të mira që janë.
Miley Cyrus shpjegoi më shumë për miqësine e tyre në një emision të radios këtë të martë.
“Ajo ka qenë një mike e imja për një kohë vërtet të gjatë. Vetëm nëj ditë më parë kuptuam që vitin e ardhshëm, ne do të jemi mike për 10 vjet. Unë mendoj se kjo është mikja ime që unë kam njohur për një kohë më të gjatë.
CPor kjo nuk është e gjitha. Miley zbuloi se kënga “I kissed a girl” e Katty Perry-t, i kushtohej pikërisht asaj.
“Kur doli kënga ‘I kissed a girl’ po bëja filmin e Hannah Montana dhe e dëgjova në radio.”, ka thënë 24-vjeçarja. “Mora në telefon Katy dhe e pyeta se kujt ia ke dedikuar këngën dhe ajo u përgjigj: Ty.”
Më pas ajo tregon se Katty e ka pyetur që të shkojnë në VMA sëbashku. (D.D/Shuplaka)