Një i mitur rreth 2-vjeç është rrëzuar ditën e sotme nga kati i dytë i pallatit ku banonte.
Si fillim u raportua se i mituri dyshohet se ishte i vetëm në shtëpi, por sipas burimeve nga vendngjarja kjo gjë u konfirmua më vonë duke dhënë gjithashtu dhe detaj për ngjarjen.
2-vjeçari ka qënë i vetëm në shtëpi. Korrespondentja raporton për Fax News se mamaja e të miturit në momentin kur vogëlushi ka rënë nga ballokni nuk ndodhej në shtëpi.
Ajo ishte e divorcuar 3 herë nga 3 martesat e saj.
Ndërkohë që e kishte mbyllur të miturin në apartament dhe ishte larguar në qytetin e Elbasanit.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Librazhditi, ndërkaq fatmirësisht i mituri është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shpallur në kërkim nënën e vogëlushit.