Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka siguruar mbrëmjen e sotme se situata me trajtimin e mbeturinave në qytetin e Fierit do tëmarrë fund maksimumi deri në datë 31 gusht.
Duke folur nga vendgrumbullimi i vjetër ku vazhdojnë të digjen mbeturinat e qytetit të Fierit, Armando Subashi tha se nuk mund të përdorën zjarrfikësit për shuarjen e flakëve, pasi uji e nxit më keq.
Mënyra e vetme për të shuar zjarrin që vijon prej ditësh në vendgrumbullim është duke i mbuluar me dhe. Ai siguroi se për dy-tre ditë do e kenë në kontroll situatën.
Nuk mund të mungonte dhe një përgjigje për deputetin tashmë të zgjedhur të Fierit nga radhët e PD-së, Luan Baçin, për të cilin tha se e kanë dërguar për të bërë një shoë nga vendi ku po digjen mbeturinat. (Lexo ketu)
I pyetur nga gazetarët për deklaratat e deputetit Petro Koçi që ka ngritur shqetësimin që mafia ka kapur institucione në qytetin e Fierit, Armando Subashi mohoi kategorikisht që Koçi të ketë akuzuar atë.
Nëe fund ai e mbylli me një batutë me gazetarët, teksa sipas tij gazetarët kishin shkuar aty vetëm prej Luan Baçit dhe jo prej tij, pasi nuk ju intereson puna që bëhet duke qenë se lajm përbëjnë vetëm show-t.
Deklarata e Subashit:
Kemi një vepër të madhe të përfunduar e cili është gati. Nga 30 gushti do të jetë afati maksimal kur ne të mbyllim këtë problem të vjetër të mbetjeve të Fierit.
Nëse punohet apo jo, ju e shikoni vetë. Jemi duke punuar non-stop me mjetet e bashkisë. E vetmja zgjidhje në këtë rast është mbyllja me dhera. Sjellja e zjarrfikësve nuk jep zgjidhje. Uji e rindez më shpejt, e vetmja zgjidhje është mbylimi me dhe. Nuk mund të themi me siguri nëse është ndezur nga ndonjë dorë, apo mori flakë vetë. Maksimumi nesër deri pasnesër ne do marrim në dorë situatën.
Besoj e kuptuat dhe vetë që ishte show i radhës. Mund të i jetë thënë ‘ore shko bëj një deklaratë’ atje. Nëse do ta kishin vërtetë shqetësim, ata mund të vinin këtu dhe të ofronin mbështetje morale, sepse gjë tjetër s’kanë ça ofrojnë. Pastaj do të kemi kohë për debatet politike.
Rruga për te innceneratori duhet bërë. Besoj do të zgjidhet. Pas pak ditësh kjo do të marrë zgjidhje. Ndaj meje? Këtu je duke spekuluar. Në asnjë moment z.Koçi nuk ka bërë akuzë ndaj meje. Padyshim që për mua ka qenë spekulim i mediave që janë munduar të shtrembërojnë një shqetësim real të deputetit Koçi. Padyshim që duke vendosur një deputet kundër kryetarit e bashkisë përbën lajm. Çdo institucion është i hapur, mund të hetohet, të verifikohet nëse është zbatuar ligji.
Padyshim që ne për aq sa kishim në dorë për ta eliminuar këtë gjë, jemi munduar. Këto fusha të tilla këto prodhojnë. Zgjidhja e vetme është trajtimi sipas standardeve të BE-së të mbetjeve dhe fatmirësisht kjo do zgjasi dhe pak ditë.
E falenderoj Luanin sepse ju erdhët këtu për Luanin jo për mua. Sepse të punosh nuk është lajm, por të bësh show po. Shumë faleminderit dhe të fala Luanit.
(E.H/Faxweb.al)