Pas publikimit që kryeministri Rama bëri ditën e sotme për bibliotekën dixhitale ka ardhur dhe reagimi i parë.
Ka qënë ish-deputet i LSI-së Petrit Vasili, ai i cili me një status në llogarinë e tij në Facebook ka derdhur mbi qevrinë një lum sharjesh dhe fyerjesh. Madje ai ka arritur deri në krahasimin e qeverisjes aktuale me Partinë e Punës së dikurshme.
“Ua ua qeveria e analfabeteve do te verifikoje titujt shkencore ?!
Kryeministri perballe pedagogeve,me kurajon e marrë qe vjen vetem prej padijes se thelle,mbushi bulçite dhe me plot gojen tha:
“Ne do të mundohemi dhe të bëjmë transparencë. Pedagogët e mirë do të ndahen nga ata sharlatanët. Kjo bëhet përmes pikave që ne kemi menduar.”
Qeveria e analfabeteve, qe as shqipen e ministrave te vet nuk qeveris dot, do te ndaje shkencetaret nga jo shkencetaret,do te ndaje te diturit nga te paditurit, do te ndaje dijetaret nga genjeshtaret.
Gjëmë e padegjuar kjo.
Sic ndajne koncesionet dhe tenderat me qeveri ashtu duan te ndajne edhe titujt shkencore.
Edhe ne kohen e partise punes nje budallallek i tille nuk ndodhi kurre,bile ishte e kunderta dhe shteti e partia nuk hyne deri aty.
Reforma me mire qe mund te beje qeveria eshte te fuse ne kurs vehten per te mesuar shqipen, qe e flasin si kemishe e veshur mbrapsht dhe e dyta te mesojne fare pak logjike aq sa niveli i shkolles fillore, se me shume nuk mbajne“.- ka shkruajtur Vasili në Facebook.
Ndërkohë që sot gjatë fjalës së tij Rama është shprehur i pakënaqur për punën që ka bërë rektori dhe drejtuesi i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.
(s.a/faxweb.al)