13:26 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E frikshme, dy shkaktarët kryesorë pse vdesin shqiptarët, sëmundjet që po bëjnë kërdinë

12:44 | 04/07/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
E frikshme, dy shkaktarët kryesorë pse vdesin shqiptarët, sëmundjet që po bëjnë kërdinë

Sëmundjet ishemike të zemrës dhe neoplazmat (tumoret) ishin përgjegjësit kryesorë për vdekjet në Shqipëri vitin e kaluar.

INSTAT publikoi sot se, numri i vdekjeve në 2016 në Shqipëri është 21.388, duke rezultuar me një normë vdekshmërie prej 74,3 për 10.000 banorë.

Në numrin e vdekjeve gjatë vitit 2016, femrat zënë 47,2% dhe meshkujt 52,8%. Krahasuar me vitin 2015, numri i vdekjeve ka rënë me 4,6 %.

Vdekjet natyrale zënë 87,4% të totalit në vitin 2016, pasuar nga vdekjet e shkaktuara nga aksidentet me 2,1% dhe ato nga vetëvrasjet 1,1%. Koeficienti i vdekshmërisë amtare në 2016 ka rënë në 3,2 për 100.000 lindje të gjalla nga 9,0 që ishte në 2015.

Në vitin 2016, rreth 52,0% e vdekjeve janë shkaktuar nga “sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut”, të cilat për këtë periudhë janë ulur me 4,2%, në krahasim me 2015.

Ndër shkaqet e tjera që zënë peshë të rëndësishme në numrin e vdekjeve janë “tumoret” me 15,8% të totalit. Në vitin 2016, vdekjet e shkaktuara nga tumoret janë rritur me 2, %, krahasuar me një vit më parë, ku nëngrupi i sëmundjeve “tumor në mushkëri” përbën 20,4%.

Në vitin 2016, grupmosha 50 vjeç e lart zë 92,5% të vdekjeve dhe grupmosha 85 vjeç e lart zë 25%. Numrin më të lartë të vdekjeve në grupmoshën 85 vjeç e lart e zënë femrat me 63,8%.

Në vitin 2016, janë regjistruar 277 vdekje nën 1 vjeç, që përbëjnë 1,3%, të totalit. Krahasuar me 2015, numri i vdekjeve të fëmijëve nën 1 vjeç është rritur me 18,9%.

Në 2016, për grupmoshën 70-74 vjeç ka rënie të numrit të vdekjeve me 15,7%, krahasuar me 2015.

Duke analizuar vdekshmërinë sipas qarqeve, norma më e lartë regjistrohet në Gjirokastër me rreth 121 vdekje për 10.000 banorë. Numri më i lartë i vdekjeve në këtë qytet vjen prej faktit se ka popullsinë më të plakur në Shqipëri.

Nga ana tjetër, vlera më e ulët regjistrohet në Qarkun e Tiranës me rreth 60 vdekje për 10.000 banorë. Monitor

Etiketa: semundjetshqiptaretvdekja
Pas

“Une jam e lirë, nuk jam rob. Robërit nuk gjykohen”, Topalli sqaron deklaratën: Ndiej neveri për ata që mbështesin Bashën

Para

Eljan Tanini kurorëzon tjetër projekt me fondet e Bashkisë, sa t’i ketë kushtuar Veliajt?

Para
Eljan Tanini kurorëzon tjetër projekt me fondet e Bashkisë, sa t’i ketë kushtuar Veliajt?

Eljan Tanini kurorëzon tjetër projekt me fondet e Bashkisë, sa t'i ketë kushtuar Veliajt?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vijon trendi pozitiv i turizmit/ Në prill erdhën 819 mijë të huaj, në rritje me 3,2 %, krahasuar me vjet

Vota e diasporës! KQZ jep detaje: 339.893 persona krijuan profil në PER, votues nga 85 shtete të botës

Rusia u ofron të burgosurve ukrainas të ndërrojnë anë e të pushtojnë Evropën bashkë

Greqia sërish mes flakëve, dhjetra zjarrfikës dhe helikopterë në terren në Markopoulo

Pas më shumë se dy muajsh bllokadë nga Izraeli, OKB rifillon shpërndarjen e ndihmave në Gaza

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Vogëlushja Nur nga Gaza e cila vuan nga një sëmundje e rrallë po pret për trajtim

Maqedoni e Veriut, konfirmohen 2 raste të lisë së majmunëve

Jo politikan, misionar! Kur i mbaron “mandati”? Berisha tregon kur do të largohet nga politika

Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme: Të krijohet qeveri teknike!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.