Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në një lokal në Krujë, ku katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë ushtruar dhunë barbare ndaj një të riu.
Sipas burimeve të Syri Tv, ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë stacionit të policisë në Krujë. Katër persona të maskuar dhe me armë, kanë hyrë në një lokal.
Nën kërcënimin e armëve ata u kanë kërkuar fillimisht klientëve të lokalit të mos lëvizin, dhe më pas kanë tërhequr një të ri në mesin e lokalit duke e rrahur barbarisht me shkop. Pasi e kanë qëlluar disa herë dhe kërcënuar të riun në sy të klientëve, personat e maskuar janë larguar nga lokali.
Për këtë ngjarje, e cila nga pamje duket më shumë se e frikshme, ende nuk ka asnjë reagim nga policia e Krujës, ndërkohë që një mjet i bluve kalon përpara lokalit në ,omentin kur ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë i riu i dhunuar mësohet se ka marrë mjekim në spital, pasi ka pasur lëndime të shumta në trup.
(E.K/Faxweb.al)