Një aksident i frikshëm është shënuar mëngjesin e ditës së sotme në kryeqytet. Bëhet e ditur se një autobus i linjës së Linzës ka shtypur një drejtues biçiklete duke shkaktuar plagosjen e rëndë të tij.
Ngjarja, mësohet të ketë ndodhur në zonën e “Oxhakut”, pranë godinës së Shërbimit Informativ Shtetëror.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka mbetur i plagisur rëndë.
Raportuesit në vendngjarje janë shprehur për “JOQ”, se nuk e dinë si është gjendja e tij, pasi është rrethuar nga turma njerëzish që bërtasin. Ajo që konfirmohet dhe nga qytetarët është biçikleta që ka përfunduar nën gomat e urbanit. (XH.A/SHUPLAKA)