Ura e Majerhat në Kalkutën jugore të Indisë, është shembur ndërkohë që dhjetra persona po kalonin mbi të. Një aksion masiv po mbahet për të shpëtuar njerëzit e bllokuar brenda rrënojave. 17 të plagosur janë dërguar menjëherë në spital ndërsa mediat lokale raportojnë se të paktën 5 persona kanë vdekur, ndërkohë që bilanci i viktimave pritet të rritet nga momenti në moment.
Banorët shprehen se ende dëgjohen të bërtiturat e personave të bllokuar poshtë urës. Të paktën 500 persona janë të përfshirë në aksionin e shpëtimin ku së bashku me banorët e zonës, po mundohen të nxjerrin njerëzit nga rrënojat.
Disa makina, motoçikleta një mini autobuz mund të shikohen qartë mbi urën e shembur 40 vjeçare, ndërsa brenda rrënojave janë dhjetëra makina dhe motora të bllokuara.
Më shumë se 50 ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që raportohet se kjo urë lidh dy nga zonat më të populluara të qytetit.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post