Pas Karaburunit dhe Radhimës aktivizohet një vatër e re zjarri në Lagunën e Nartës në Vlorë.
Në pamjet e siguruara nga Fax News shihet se si flakët po përhapen me shpejtësi të madhe në zonë, shumë pranë depove të naftës për të cilat nuk dihet nëse kanë rezerva brenda apo janë bosh dhe zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.
Gazetarja e Fax News Afrovita Hysaj, raporton se puna e zjarrfikësve për momentin është e fokusuar në shuarjen e flakëve që rrezikojnë banesat pranë puseve të naftës.
Mësohet se era është favorizuese për përhapjen e shpejtë të flakëve në zonë dhe banorët e zonës po u vijnë në ndihmë zjarrëfikësve për të shuar zjarret.
(E.D/faxweb.al)