Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, A., 23 vjeç dhe H.G., 28 vjeç akuzohen për posedim dhe shpërndarje droge.
Për një kohë të gjatë shqiptarët janë mbajtur në monitormim nga policia italiane, për të kuptuar lëvizjet e tyre si dhe mënyrën e veprimit për gjetjen e shpërndarjen e drogës. Ata arrinin të siguronin klientët në brendësi të një bari në Monteverde dhe organizonin shpërndarjen me anë të dy mjeteve që kishin ndarje të fsheha për drogën.
Policia ka zbuluar ndarjet sekrete nën timonin e makinave dhe ato hapeshin vetëm duke lidhur disa kavo
Ndërkohë gjatë kontrollit u janë sekuestruar 2100 euro para cash, dhe 12 gram kokainë. Gjithashtu u është sekuestruar një aparat për heqjen e ajrit nga qeset e drogës dhe një peshore. (S.SH/Shuplaka)