Lajmi i shtatzënisë së Xhensilës nuk e çuditi publikun, pasi prej shumë kohësh ky lajm qarkullonte nëpër media. Vetëm se çifti gjithmonë e mohonte këtë gjë.
Spekulimet pse ata nuk e pranuan deri në muajin e pestë ishin të shumta, por më në fund Besi ka folur publikisht rreth kësaj gjëje.
“Ka disa gjëra që mbahen për vete. Nuk mund të dilnim që ditën e parë të thoshim është shtatzënë. Plus dihet që 3-4 muajt e parë janë të sikletshëm për femrën. Këto kanë qenë edhe këshillat e mjekut”, është shprehur Besi për emisionin “Një kat më lart”.
Në fakt, kjo është edhe arsyeja pse shumë njerëz zgjedhin ta mbajnë sekret shtatzëninë deri sa muajt e vështirë të kalojnë.
Po ashtu, Besi ka folur edhe për momentin kur Xhensila i ka dhënë lajmin e shtatzënisë dhe është shprehur se emocionet në atë moment ishin të pakontrollueshme.