Burime nga Fax News informojnë se Policia e Sarandës ka arrestuar së fundmi dymbëdhjetë shtetas shqiptarë, në një operacion antidroge në qytetin bregdetar.
Të arrestuarit akuzohen se kanë organizuar transportin e lëndës narkotike Tepelena dhe Gjirokastra në drejtim të zonave kufitare të Konispolit.
Sipas burimeve, kanabisi magazinohej në disa ambjente në zonën pranë kufirit e më pas transportohej drejt Greqisë.
Policia gjithashtu, ka shpallur në kërkim edhe katër persona të tjerë.
Grupit të strukturuar kriminal u janë sekuestruar pesë automjete luksi, katër automjete të tjera si dhe 21 aparate celularë.
Të arrestuarit janë:
- Ajaz Lile, 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, (i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike, i ndaluar me pseudonimin “babi”, si organizator i grupit).
- Armando Koçiu, 29 vjeç, banues në Sarandë, (organizonte punën për gjetjen e lendës narkotike).
- Afron Halili, 22 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (bëntë magazinimin e lëndës narkotike).
- Kastriot Muka, 32 vjeç, banues në Tepelenë, (posedues i lëndës narkotike).
- Enea Duro, 22 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).
- Marjo Zybo, 28 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).
- Fatjon Dule, 25 vjeç, banues në Konispol, (transportues i lëndës narkotike).
- Emilio Mehmeti, 28 vjeç, banues në Sarandë, (kontrollues i rrugës nga do kalonte lënda narkotike).
- Tori Ruci, 42 vjeç, banues në Sarandë, (financues për blerjen e lëndës narkotike).
- Eristjan Bejko, 21 vjeç, banues në Gjirokastër, (magazinues i lëndës narkotike).
- Osman Halili, 52 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (ruante ambjentin ku magazinohej lënda narkotike).
Në kërkim janë shpallur shtetasit:
E.V., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.
R.H., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.
F.(D.).D., transportues nga kufiri i Gjelbër drejt shtetait Grek.
M.D., kontrollues i rrugës për kalimin e lëndës narkotike.
(E.L/Faxweb)
Discussion about this post