Ditën e sotme janë gjendur buzë rrugës të hedhura në shkurrë nacionale Elbasan-Paper një sasi e konsiderueshme municionesh.
Sipas burimeve janë sekuestruar nga policia 7 kallashnikovë dhe 5 pistoleta dhe një numër I pakonfirmuar fishekësh. Ndërkohë që si fillim u tha se municionet ishin gjendur në një magainë të vetër tashmë është konfirmuar lajmi se municionet janë gjendur buzë rrugës.
Saktësisht municionet janë gjendur në vendin e quajtur Broshkë, pikërisht në vendin ku iu bë atentat pak ditë më parë 2 vëllezërve Baho.
Discussion about this post