Kompania celulare Vodafone Albania ka reaguar në lidhje me mesazhin që u lexua pak ditë më parë në studion e “Open” nga moderatorja e këtij emisioni dhe që supozohej të kishte mbërritur nga telefoni i kreut të opozitës, Lulzim Basha.
Në lidhje direkte me emisionin ishte i ftuar kryeministri Edi Rama teksa po fliste për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit në vend, kur u ndërpre nga Vasili për t’i lëxuar një sms të mbërritur sipas saj nga Basha.
Në të shkruhej se nëse Rama nuk e menaxhonte dot krizën ku ndodhet vendi, ti hapë rrugë atij për ta drejtuar Basha qeverinë, ndërsa kjo ngjalli reagime të shumta, mesazh të cilin PD e përgënjeshtroi të kishte autorësinë e kryetarit të saj.
Vodafone Albania sqaron se mesazhi në fjalë nuk ka mbërritur nga Basha ndërsa sqaron se është regjistruar nga një platformë e huaj jashtë rrjetit të saj, teksa vendos në dispozicion edhe numrin përkatës por nuk është bërë publik.
Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili shkruan:
“E vërteta është më e qartë dhe e pastër se çdo lojë e pisët apo maskë e skaduar. Le ta shohin dhe gjykojnë vetë shqiptarët se kush e ka mendjen tek pushteti dhe përdor mesazhe të sajuara kundër kreut të opozitës. Me qëllimin e vetëm, të largojë vëmendjen nga propozimi ynë që ndihmon realisht qytetarët dhe biznesin për të përballuar krizën. ?”
Vetë gazetarja Eni Vasili ka shpjeguar incidentin që ndodhi në emision që hapi një sërë reagimesh, për vërtetësinë e bisedës.
Gazetarja tha se situata e krijuar nuk i lejonte dot verifikimin në kohë reale, se a ishte dërguar mesazhi nga Basha.
Ajo sqaroi se e ajo që e shqetëson më shumë në këtë situatë është cënimi i privatësisë, nëse mundësia e ndërhyrjes nga një haker është e vërtetë (lexo të plotë).
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post