Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin “Klos” të Cërrikut. Siç raporton policia, makina tip “Iveko” e drejtuar nga 60-vjeçari V.SH ka aksidentuar 83-vjeçarin R.XH, i cili ka humbur jetën menjëherë.
Viktima sipas policisë ka qenë duke drejtuar një karrocë, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Cërrikut pas aksidentit fatal.
Informacion paraprak
Në fshatin Klos, Cërrik , shtetsi V. Sh., 60 vjeç banues në fshatin Mollas, duke drejtur mjetin tip “Iveko” me targa AA 576 MY, ka aksidentuar shtetasin R.Xh., 83 vjeç , banues në fshatin Klos, ku ishte duke drejtuar një karrocë nga një kafshë dore. Si pasojë e aksidentit shtetasI R.Xh., ka ndëruar jetë në vendgjarje. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (J.D/Faxweb.al)