Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku një kamion është përplasur me një mjet, duke shkaktuar dy viktima.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Dajç dhe mësohet paraprakisht se viktimat kanë qenë dy të rinj, 32 dhe 25 vjeç.
Nuk dihen ende identitetet e dy viktimave, dhe as shkaqet e këtij aksidenti me pasoja të rënda.
Detajet e policisë:
Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në supërstradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
(E.K/FAXWEB.AL)
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post