Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal n Kosov Musa Cena, është arrestuar gjatë mbrmjes s djeshme.
zëvendësministri Cena që është arrestuar së bashku edhe me dy persona të tjerë, dyshohet për veprat penale “Marrje e Ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.
Policia duke mos dhënë detaje për identitetin e të arrestuarve ka konfirmuar vetëm se tre persona janë arrestuar për veprat penale të lartë përmendura.
“Me datë 20.10.2018 Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar të involvuar në veprat penale Marrje e Ryshfetit dhe Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar sipas kodit penal te Republikës së Kosovës”, njofton policia.
Ndaj tyre pritet t vendoset masa e siguris ditn e sotme. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post