Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për shtyp ku sërish ka ritheksuar se zgjedhje nuk do të ketë dhe se aksioni opozitar nuk do të ndaloj deri në momentin kur të gjithë hajdutët e votave të ndëshkohen.
Sipas Bashës, e gjithë situata e tanishme ka qënë e instrumetalizuar më parë duke bërë kështu që bizneset të shkojnë drejtë kolapsit dhe vendi drejtë krizës.
Basha 2 fjalë u ka drejtuar dhe shërbëtorëve të Ramës, duke i siguruar ata se për gjithë çfarë kanë bërë do të marrin ndëshkimin e merituar.
Fjala e Lulzim Bashës:
“Kanabizimi i Shqipërisë nga Edi Rama ka patur qëllim të qartë prodhimin e parave për t’i ndarë me pushtetarët dhe për të financur vjedhjen e zgjedhjeve.
I gjithë ky projekt ishte një projekt shkatërrues për vendin. Jo thjesht sepse prodhoi drogë, jo vetëm sepse kapi politikën nga krimi, por sepse ai shkatërroi ekonominë dhe mundësitë për shqiptarët e thjeshtë.
Ekonomia shqiptare tashmë është bërë e varur nga droga, njësoj si Edi Rama dhe banda e tij. Biznesi i ndershëm është në gjendje kolapsi dhe të vetmit që bëjnë hajër janë biznesi i lidhur dhe i financuar me paratë e drogës. Pasojat janë papunësia në nivele rekord, varfëria dhe depresioni ekonomik dhe social.
Por këto pasoja do të jenë edhe më të rënda, nëse nuk ta ndalim tani këtë makineri kriminale, të drejtuar nga Edi Rama.
Reagimi arrogant i Edi Ramës dhe bashkëkriminelëve të tij zgjedhorë, me përpjekjet e tyre për ta normalizuar dhe bërë qesharake, ka për qëllim ta mohojë këtë megakrim me shpresë se shpejt do të harrohet.
Dua t’i them atij dhe të gjithë të tjerëve. Asgjë nuk do harrohet.
Asgjë nuk do të tolerohet. Çdo krim do të ndëshkohet.
Rruga drejt normaliteti politik dhe shoqëror në Shqipëri kalon nga nxjerrja e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë.
Asnjë hap politik, asnjë zgjidhje politike në Shqipëri nuk do të bëhet pa patur në themel të saj ndëshkimin e të gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve.
Asnjë marrëveshje politike për daljen nga kriza nuk do mund të arrihet, nëse pika numër 1 e saj nuk është ndëshkimi i vjedhësve të votave.
Kjo kupolë kriminale do të mbajë përgjegjësi për të gjitha vjedhjet dhe krimet që u ka bërë shqiptarëve.
Të gjithë anëtarët e saj do të jenë para drejtësisë së pavarur.
Ata që nuk e kuptojnë këtë janë naivë.
Manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri ka qenë shtrirë si në kohë, ashtu edhe në të gjithë territorin e vendit. Praktikisht në Shqipëri janë vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka organizuar Edi Rama, në mënyrë masive në të gjithë vendin.
Ky është përfundimi kryesor që i madh e i vogël, në Shqipëri dhe kudo në botë, nxjerr nga përgjimet e BILD dhe nga të gjitha skandalet e tjera të 6 viteve të fundit.
Përgjimet e BILD na dëshmuan në detaje përmasat, elementët dhe metodat e kësaj vjedhje.
1. Së pari, prej tyre mësuam se kupola e Organizatës Kriminale të Rilindjes në krye të PS nuk ka bërë asnjë lloj dallimi mes kriminelëve që ka përdorur. Ka mjaftuar që individi të jetë kriminel i aftë dhe i gatshëm të dhunojë dhe është bërë bashkëpunëtor i PS-së.
Ata kanë kanë bashkëpunuar me trafikantë droge.
Kanë bashkëpunuar me trafikantë qeniesh njerëzore. Kanë bashkëpunuar me vrasës. Kanë bashkëpunuar me grabitës.
2. Së dyti, kjo aleancë Krim-Rilindje ka përdorur çdo mjet dhe çdo mekanizëm për të vjedhur votën.
Ata kanë blerë vota me para në dorë. Kanë kërcënuar qytetarë për të votuar për PS-në. Kanë dhunuar dhe kanë penguar nga votimi ata që nuk do të votonin për PS-në. Kanë ndëshkuar ata që nuk u janë bindur Çdo mjet i dhunshëm dhe i paligjshëm është përdorur pa asnjë kufizim.
3. Së treti, aleanca Krim-Rilindje ka përdorur të gjithë administratën shtetërore dhe të gjithë aparatin shtetëror për vjedhjen e zgjedhjeve.
PS ka përdorur nëpunësit civilë. Ka përdorur nga drejtorët tek punonjësit e thjeshtë. Ka përdorur administratën qendrore dhe atë lokale. Ka përdorur institucionet e varësisë dhe të pavarura. Ka përdorur punonjësit e ndërmarrjeve publike.
4. Së katërti, në vjedhjen e zgjedhjeve Aleanca Rilindje-Krim ka përfshirë gjitha nivelet partiake dhe shtëtërore:
Nga kryetari i parties, tek drejtuesi më i ulët. Nga kryeministri, tek cdo ministër e depute e zëvendës ministër. Nga aparatçikë patiakë, tek komisionerë zgjedhorë.
5. Mbi të gjitha, Edi Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve. Çdo gjë është bërë nën drejtimin e tij, me planifikimin, koordinimim, shtytjen dhe kontrolin e tij.
Është Edi Rama ai që e ka bërë bashkë këta lukuni karakteresh dhe personazhesh për të kryer një mision të përbashkët.
Nga përvoja e tij e gjatë e bashkëpunimit me trafikantë, pastrues parash, kriminelë dhe biznesmenë, ai ka fituar aftësinë si të përdorë pushtetin për të koordinuar dhe shkrirë interesat kriminale dhe korruptive me pushtetin politik dhe si ta bëjë pushtetarin të punojë me kriminelin.
Ky është gjenialiteti kriminal i Edi Ramës. Sikurse u pa në Durrës dhe në Dibër, sikurse është parë në gjithë Shqipërinë, sot krimi, qeveria, dhe bizneset grabitqare janë shkrirë në një, janë kthyer në një sipërmarrje të përbashkët aksionere. Brenda kësaj sipërmarrjeje, secili ka aksionet e veta, detyrat e veta dhe merr pjesën dhe përfitimin e vet. Por të gjithë veprojnë me një qëllim, në mënyrë të koordinuar dhe në bashkëpunim të strukturuar kriminal. Tani dua të them edhe dy fjalë për të gjithë ata që i shërbejnë në mënyrë të verbër Edi Ramës në misionin e tij për të dhunuar qytetarët dhe duke përndjekur opozitën.
Edi Rama nuk do t’ju mbrojë dot më.”