Ministri Fatmir Xhafaj i është shmangur përgjigjes lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Nga ministeriali i ministrave të brendshëm Xhafaj ka thënë se përgjigjen e ka dhënë më herët, duke iu referuar deklaratave të tij të bëra lidhur me aksionin Forca e Ligjit.
Kujtojmë se në zonën e ish-Bllokut mbrëmjen e djeshme nga një përplasje me armë kanë mbetur të plagosur tre persona, dhe është vrarë një tjetër person.
“Krimi në tërësi dhe krimi i organizuar ka më shumë një karakter transnacional, qeveria ka miratuar një plan veprimi të fokusuar në goditjen e grupeve kriminale. Është fakt që gati një 11 muaj, janë bërë 19 operacione, janë goditur 9 grupe kriminale konkrete dhe miliona euro të sekuestruar.
Lufta kundër krimit nuk është çështje ditësh apo javësh, por është një luftë që vazhdon. Ne jemi të angazhuar në këtë proces. Dëshiroj të them që javën të vijim do të shihni disa goditje të grupeve kriminale”, tha Xhafaj.
Mbrëmë ndodhi një krim, çfarë masash do të ketë?
Besoj se përgjigja që thashë pak më lart është e vlefshme.
(E.K/FAXWEB.AL)