Banorët e Astirit ndryshe nga netët e tjera janë nisur nga banesat e tyre drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku mbahen të arrestuar disa protestues midis të cilëve edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.
Me thirrjet “Rama ik” banorët kanë nisur marshimin në këmbë nëpër rrugët e Tiranës dhe pritet që pas disa minutave të mbërrijnë përballë Drejtorisë së Policisë.
Ndërkohë Policia e Shtetit ka njoftuar gjatë paradites së sotme se ka nisur procedimin penal për 23 banorët e Astirit që protestuan dje paradite.
Po ashtu Policia shpall arrestimin e 4 personave, mes tyre dhe Klevis Balliu, pasi sipas pretendimeve kanë ushtruar dhunë dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë. Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe 3 persona të tjerë.
Duket se Policia e Shtetit po përpiqet që të shuajë me çdo formë protestën e banorëve të Astirit që prej 6 muajsh kanë dalë në rrugë në mbrojtje të pronave të tyre.
Gjatë ditës së djeshme, si pasojë e dhunës së policisë disa prej banorëve përfunduan në spital, me shenja helmimi dhe djegieje në fytyrë.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/1001602480039125/
(F.GJ/FAXWEB.AL)