Kreu i DPSHTRR, Bledi Gonxhe ka dalë nga ambientet e SPAK ku pyet qëndroi për rreth një orë. I pyetur mbi çështjen për të cilën u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK, Gonxhe tha se kishte të bënte vetëm me verifikim të një situate dhe se nuk kishte lidhje me ministrinë që kishte në varësi drejtorinë e DPSHTRR.
Bledi Gonxhe: Arsyeja përse u paraqita në SPAK nuk ka lidhje me ministrinë nga ku varet DPSHTRR. Unë përfaqësoj një figurë publike. Upyeta vetëm për një verifikim. Nuk ka asnjë lloj çështje. Nuk bëhet fjalë as për tender. Rrini të qetë, më vjen keq që ju zhgënjeva por nuk ka asgjë.