Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmon se hetimet për Vangjush Dakon janë shtrirë dhe për blerje votash dhe punësime të paligjshme.
Emri i kryebashkiakut të Durrësit është përmendur ditëve të fundit në përgjimet që çuan në arrestimin e 34 personave, si anëtarë të grupeve kriminale në Lezhë dhe në Shijak.
Ky vendim i prokurorisë vjen një ditë pas publikimit të përgjimeve, ku Dako ka komunikuar me Avdylajt, para dhe pas zgjedhjeve të 25 Qershorit 2017-të.
Dako është kapur në biseda të vazhdueshme me Astrit Avdylajn, i cili njihet ndryshe dhe me pseudonimin Niçja.
BISEDA 1 E PËRGJUAR:
Niçja: Hë kryetar, hë vllai.
0692099300: Niçe, ku je?
Niçja: Këtu vërdallë…
0692099300: Ku është Astriti?
Niçja: Ka lëviz një çikë.
0692099300: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?
Niçja: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?
0692099300: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.
Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj…
Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një
0692099300: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.
Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!
0692099300: Unë tani jam duke ardh nga Fushë Kruja..
Po kush është Nicja, cila është lidhja e Vangjush Dakos me të dhe për çfarë bisedon kryebashkiaku i Durrësit me këtë individ?
Vangjush Dako do të japë sqarime për këtë përgjim sonte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, në orën 21:00, përballë një paneli gazetarësh.
Pjesë e përgjimeve të Prokurorisë është një tjetër bisedë e zhvilluar mes një personi të paindetifikuar dhe Niçes, që kuptohet se është objekti i përgjuar në shumë raste nga organi i akuzës, ashtu si në rastin e telefonatës me kryebashkiakun.
BISEDA 2 – NIÇJA
1- Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…
2- Alo, ça po bën?
1- Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!
2- Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?
1- Jo! Jo! Jo!
2- Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu…
… po deshe…
1- Niçja: ...mirë…
2- 6 veta janë!
1- Niçja: Hajt se të marr unë!
2- Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të votojnë!
(E.K/FAXWEB.AL)