Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, sapo ka mbërritur në sallën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku po zhvillohet seanca dëgjimore për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK.
Ajo ka mbërritur në KLP për të monitoruar procesin, në kohën kur po fliste kandidati i tretë dhe i fundit Edvin Kondili.
Mbërritja e Kim i habiti jo pak anëtarët e KLP që deri në atë moment ishin duke qëndruar të palëvizur në tryezë. Prezenca e saj në KLP, e sidomos në ditën e sotme, mund të quhet e pazakontë pasi vjen kulmin e përplasjeve të saj me kryeministrin Edi Rama, për emrin e ri, i cili do të drejtojë SPAK.
Kryediplomatja amerikane ditë më parë përsëriti thirrjen që procesi i zgjedhjes se kreut të ri të SPAK të jetë i drejtë dhe pa manipulime.