Ka reaguar ditën e sotme zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi për deklaratën e bërë nga deputetja Ermonela Felaj.
Blushi shprehet nëpërmjet një statusi në Facebook se veprimi saj, duke e quajtur mungesë vendosmërie revolucionare, do të jetë një ‘minë me sahat’ për fitoren përfundimtare për Reformën në Drejtësi.
Kujtojmë që Felaj ftuar në një program televiziv foli për letrën e Metës dërguar Këshillit të Lartë të Gjyqësorit për Gjykatën e Lartë, ku vuri në dukje se KLGJ në raportin që i ka dërguar Kuvendit ka gjetur një sërë shkeljesh nga KLD, që kryesohej nga Presidenti.
Reagim i Tedi Blushit:
Mungesa e vendosmërisë së hekurt revolucionare që shfaqi sot deputetja
Ermonela Felaj, duke lënë një fije dyshimi që Presidenti i Republikës edhe mund të mos arrestohet, është një minë me sahat për “fitorjen” përfundimtare të Reformës në Drejtësi!