“Fax News”, raporton se ka dalë nga shtrati lumi i Zezë në Fushë-Krujë duke rrezikuar banorët përreth. Lumi ka dalë nga shtrati në jug të qytetit, ndërsa niveli i ujit në lagjen Adem Gjeli dhe Barkushe Visha është rreth 1 metër.
Si pasojë shumë lagje të qytetit janë përmbytur, uji ka hyrë në shtëpi dhe biznese, banoët kërkojnë ndihmë.
Pjesa më e madhe e qytetit dhe zonat përreth nuk kanë energji elektrike. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post