Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me implikimin e tij në çështjen “Babalja” dhe video-përgjimin e publikuar e Fredi Alizotit. Deputeti i PD-së do të merret në pyetje si person nën hetim, ku është i akuzuar edhe për dëshmi të rremë.
“Më datë 12.10.2018 i është bërë ftesë për paraqitje shtetasit Ervin Salianji për t’u pyetur si person, ndaj të cilit zhvillohen hetime për veprën penale të “Kallëzimit të rremë” në bashkëpunim”-thuhet nga organi i akuzës.
Kujtojmë që Ervin Salianji, të martën, publikoi edhe një video-përgjim që hidhte poshtë versionin e prokurorisë, në lidhje me komunikimin me telefon të dëshmitarit X me Alfred Alizotin.
Në pamjet e transmetuara, Alizoti nuk e di se po regjistrohet thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës. Alizoti tha se Taulant Balla i ka ofruar 200 mijë euro dhe me të ka pirë një kafe tek prokuroria.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post