Prokuroria e Katanias nuk ka nisur hetim për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa 15 persona janë në kërkim.
Si kreu i organizatës është përmendur Moisi Habilaj, i njohur si kushëriri i Saimir Tahiririt. Në dosje nuk rezulton emri i Saimir Tahirit. Hetimi “Rosa dei venti” është mbyllur zyrtarisht nga Prokuroria e Katanias.
Lajmi është publikuar nga ‘Meridoi News’. Pikërisht kjo medie publikoi edhe përgjimet pë Habilajt. Sipas Meridio News emri i Tahirit nuk figuron tek personat që do të hetohen. Grupi ‘Habilaj’ akuzohet për trafik ndërkombëtarë të drogës.
Përveç Moisi Habilajt, shqiptarët që do të hetohen janë dhe Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar me shtetasit italianë Antonino Riela, Vincenzo Spampinato dhe Angelo Busacca për blerjen e lëndëve narkotike që vinin nga Shqipëria drejt Italisë.
Meridio News shkruan se të implikuar janë edhe Florian Habilaj, Sabaudian Celaj, Seiti Nezar, Armando Sulaj, vëllezërit Giuseppe dhe Antonio Greco, Gianluca Passavanti, Rosario Giuliano, Massimiliano Brundo, William Patane, Enrico Giaquinta, Carmelo Bertolini si dhe Fabio Spampinato.
Përveç faktit që klani trafikonte drogë ata merreshin dhe me trafikun e armëve, thuhet ndër të tjera në shkrim.
E plotë: http://catania.meridionews.it/articolo/61379/droga-albania-sicilia-chiuse-le-indagini-su-habilaj-coinvolti-in-15-ma-e-ancora-caccia-ad-alcuni-latitanti/
(B.H/Faxweb)